Gjykata Supreme SHBA ndalon librat me përmbajtje LGBTQ në shkolla

- Advertisement -

Një vendim i bujshëm i Gjykatës Supreme në SHBA ka vendosur në anën e prindërve të shtetit të Merilendit, duke i lejuar ata të përjashtojnë fëmijët nga programet shkollore që përfshijnë libra me përmbajtje LGBTQ.

- paragrafi 1 -

Me një shumicë votash, gjykata dha një lehtësim paraprak për prindërit që kundërshtuan kurrikulën e miratuar në vitin 2022 nga Shkollat Publike të Qarkut Montgomery, shkruan NYT.

- Advertisement -

Prindërit argumentuan se mësimi i temave të identitetit gjinor dhe orientimit seksual bie ndesh me besimet e tyre fetare dhe përbën shkelje të Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA-së.

Gjykata pranoi se detyrimi i fëmijëve për të ndjekur këtë lëndë pa mundësi përjashtimi përbën një “barrë jokushtetuese mbi të drejtat fetare”.

Gjyqtari Samuel Alito theksoi në mendimin e shumicës se prindërit kanë të drejtë të mbrohen nga një dëm i pariparueshëm, ndërsa gjyqtarja Sonia Sotomayor kundërshtoi vendimin, duke e quajtur atë “kaotik për shkollat publike”.

- Advertisement -

Vendimi ka shkaktuar përplasje të forta në opinionin publik amerikan, duke hapur një debat të ri mbi lirinë fetare, të drejtat prindërore dhe edukimin në sistemin publik të SHBA-së. /Telegrafi/