Gjykata Komerciale pezullon ndërtimin e një shkolle në Podujevë, Kurti e Nagavci anulojnë pjesmarrjen në ceremoni

- Advertisement -

a dështuar të vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë për shkak se janë pezulluar punimet nga Gjykata Komerciale, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas Komunës së Podujevës, kjo është bërë për shkak të ankesës së operatorit ekonomik që nuk e ka fituar tenderin.

- Advertisement -

“Arsyeja e shtyrjes së kësaj ceremonie është një vendim i Gjykatës Komerciale, e cila e ka pezulluar përkohësisht ekzekutimin e kontratës lidhur me ndërtimin e këtij objekti. Kontrata për ndërtimin e objektit të Shkollës së Mesme Ekonomike është nënshkruar më 27 maj. Ndërkohë, edhe pse vendimi i Gjykatës Komerciale është marrë më 30 maj, ky institucion nuk e ka njoftuar asnjëherë Komunën e Podujevës me vendimin e saj. Ky vendim i është dërguar nga operatori ekonomik ankues kabinetit të kryetarit të Komunës, z.Shpejtim Bulliqi mbrëmjen e së premtes, por jo edhe nga Gjykata Komerciale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR SHTYRJE TË CEREMONISË SË VËNIES SË GURIT THEMELTAR TË SHKOLLËS EKONOMIKE

- Advertisement -

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevës me keqardhje ju njofton se është shtyrë ceremonia e vënies së gurit themltar për ndërtimin e objektit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini”.

Arsyeja e shtyrjes së kësaj ceremonie është një vendim i Gjykatës Komerciale, e cila e ka pezulluar përkohësisht ekzekutimin e kontratës lidhur me ndërtimin e këtij objekti. Kontrata për ndërtimin e objektit të Shkollës së Mesme Ekonomike është nënshkruar më 27 maj. Ndërkohë, edhe pse vendimi i Gjykatës Komerciale është marrë më 30 maj, ky institucion nuk e ka njoftuar asnjëherë Komunën e Podujevës me vendimin e saj. Ky vendim i është dërguar nga operatori ekonomik ankues kabinetit të kryetarit të Komunës, z.Shpejtim Bulliqi mbrëmjen e së premtes, por jo edhe nga Gjykata Komerciale.

Aktiviteti i prokurimit lidhur me ndërtimin e këtij objekti shkollor ka nisur në vitin e kaluar dhe pas shqyrtimit të ankesës së operatorit ekonomik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, ky institucion kishte marrë vendim, nëpërmjet të cilit i ka dhënë të drejtë operatorit ekonomik me të cilin Komuna ka lidhur kontratë.

Lidhur me këtë çështje sqarim para mediave ka dhënë edhe drejtori për Arsim, Avni Fetahu.

Për ceremoninë e vënies së gurit themeltar të këtij objekti do të njoftoheni me kohë.
08.06.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim