E diel, 19 Janar, 2025

Gjurgjeala: Mësimdhënësit duhet të turpërohen nga rezultatet, jo nga nismat

- Advertisement1-

Jehona Gjurgjeala nga Organizata “Toka”, ka thënë se mësimdhënësit në Kosovë duhet të turpërohen nga rezultatet që dalin nëpër testime dhe jo nga nismat, si vlerësimi vjetor i tyre.

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Gjurgjeala ka thënë se qëllimi nuk është ndëshkimi i mësimdhënësve, por që të kuptohet gjendja.

- Advertisement -

“Mësimdhënësit tanë janë produkt i sistemit arsimor që po dështon ndër gjenerata e gjenerata. Ne të gjithë punojmë me mësimdhënës në mënyra të ndryshme në organizatat tona. Nuk po insistojmë në këtë temë për shkak se duam t’i ndëshkojmë mësimdhënësit, qëllimi është ta kuptojmë njëherë si është gjendja e më pas ta krijojmë një sistem të mbështetjes. Ajo çka duhet t’i ofendojë mësimdhënësit është rezultatet të cilat po dalin, nëse nuk skuqesh që në rezultatet e fundit niveli i analfabetizmit funksional e mbërrin 80 përqindëshin. Mund të konsiderohet shqetësuese, askush nuk e pëlqen mesazhin e mosbesimit, por kjo është çështje elementare e profesionit”, ka thënë ai. / KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...