E premte, 20 Shtator, 2024

Gjuha shqipe pjesë e Universitetit Harvard, flet studentja që mori nismën: “E bëra për fëmijët e mi”

- Advertisement1-

Sic mund ta kujtoni, në fillimin e 2023, një lajmi i bukur erdhi nga një prej universiteteve më të mira në botë, ai i Harvard, ku listës së gjuhëve të huaja (që studiohen) ju shtua zyrtarisht edhe gjuha shqipe.

Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti, ndërsa në “krye” të kësaj nisme qëndronte studentja Edona Cosovic.

- Advertisement -

Që në verën e vitit të kaluar studentja shqiptare bëri kërkesën që gjuha shqipe të bëhej pjesë e studimeve në universitetin prestigjioz amerikan, ndërkohë që së fundmi, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Cosovic ka folur për këtë arritje dhe arsyen pse e bëri kërkesën.

Edona tha se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard, ndërsa po ashtu u shpreh se e bëri edhe për fëmijët e saj.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip, por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”- tha Cosovic ndër të tjera.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...