E hënë, 20 Janar, 2025

Gjuha shqipe, mes tre gjuhëve të huaja më të folura në shtetin e Zvicrës

- Advertisement1-

Zyra Federale e Statistikave (BFS) ka publikuar të dhënat më të reja mbi gjendjen e gjuhëve në shtetin e Zvicrës, konkretisht përhapjen e gjuhëve që fliten në këtë vend, që nga viti 2010 deri 2020.

Nga broshura përkatëse që ka publikuar BFS, është konstatuar përqindja e folësve të gjuhëve të huaja në Zvicër, e cila është në raport të drejtpërdrejtë me rritjen apo ndryshimin e popullsisë së huaj në këtë vend.

- Advertisement -

Gjuhët jokombëtare më të folura ishin gjuhët ballkanike në vitin 2000, siç janë: gjuha serbe, kroate dhe ajo shqipe. Megjithatë, në 2020 gjuha angleze ishte në krye (6.7%), krahas gjuhës portugeze që ishte (3.5%), gjuhës shqipe (2.8%) dhe gjuhës spanjolle (2.4%), kurse gjuha boshnjake, kroate, serbe dhe malazeze përbënin të gjithën (2.4%). Gjuha angleze si zakonisht që nga dekadat e para e deri me tani vazhdimisht gëzon rritje të folësve të saj, ku shkon (2.2%), poashtu dhe gjuha portugeze me (0.5%).

Në zonën germano-folëse thuhet se (6.5%) gjuhën angleze e kanë gjuhë kryesore nga mosha 15 vjeç e më lart, mandej gjuha shqipe e dyta me (3.2%), si dhe gjuha kroate, serbe, boshnjake dhe malazez bashkarisht me (2.8%). Kurse sa i përket zonës frankofone, gjuha shqipe zë vendin e katërt me (2.2%), pas gjuhës angleze, portugeze dhe spanjole. Ndërsa në zonën italian-folëse, gjuha shqipe zë vendin e pestë, pas gjuhës angleze, portugeze, spanjole dhe gjuhëve ballkanike.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...