E hënë, 20 Janar, 2025

Gjuha shqipe futet zyrtarisht në kurrikulën e Universitetit të Pensilvenias

- Advertisement1-

Bëhet e ditur se nga Semestri i Pranverës 2024, Gjuha shqipe do të jetë lëndë mësimi në Universitetin e Pensilvenias (University of Pennsylvania), një nga më të mirët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në botë.

Lajmin e ka dhënë vajza shqiptare Ballina Prishtina, e cila ka luajtur një rol të dorës së parë në përpjekjet për ta bindur administratën e universitetit.

- Advertisement -

Shpresoj që ta kuptojmë të gjithë se çfarë momenti historik është ky për grupin tonë [të studentëve shqiptarë të këtij universiteti], për gjuhën tonë të bukur e unike që do të mësohet në universitetin më të vjetër amerikan”, ka shkruar në faqen e saj në Facebook.

Ballina, e cila u diplomua nga ky universitet në muajin maj të këtij viti, shkruan se “gjuha jonë mbijetoi mrekullisht qindra viteve nën pushtim të huaj. Unë doja që ta shuhja të gjallë e për shumë vite të tjera, të dokumentuar në arkivat historikë të Universitetit tonë, si një gjuhë që këmbëngul në një komb të qëndresës”.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...