E hënë, 25 Nëntor, 2024

Gjuha Shqipe do të mësohet në Harvard, Faton Limani tregon si u bë e mundur

- Advertisement1-

Studentët e Universitetit të Harvard-it do të kenë mundësinë të zgjedhin gjuhën shqipe për të studiuar. Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, administrator në Departamentin e Letërsisë Krahasuese në Harvard.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm në lidhje me gjuhën tonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkatdhetaren dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur të prezantojmë lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve”, shkruan Limani.

- Advertisement -

Sipas tij, kursi i gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele – njohuri elementare, njohuri ndërmjetëse dhe nivel i avancuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

Popullariteti i gjuhës shqipe në Harvard

Gjatë vitit akademik 2019-2020, Universiteti i Harvard-it dha pesë diploma bachelor në gjuhët sllave, baltike dhe shqipe.

Për shkak të kësaj, shkolla u rendit në numrin 17 në popullaritet nga të gjitha kolegjet dhe universitetet që ofrojnë këtë diplomë.

Në vitin 2020, katër studentë kanë marrë titullin master në gjuhën sllave, baltike dhe shqipe nga Harvard-i.

Kjo e bën atë shkollën e gjashtë më të njohur për kandidatët për master në gjuhën sllave, baltike dhe shqiptare në vend.

- Advertisement -rrrrrrr

Përveç kësaj, katër studentë morën gradën e doktoraturës në gjuhën sllave, baltike dhe shqipe në vitin 2020, duke e bërë shkollën shkollën e dytë më të njohur në Shtetet e Bashkuara për këtë kategori studentësh

Gjuha shqipe në Universitetin e Harvardit, si është mirëpritur dhe e kujt ishte ideja?

Lajmi se Gjuha shqipe hyri si lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhënë nga administratori i Departamentit të Letërsisë Krahasuese në këtë universitet, Faton Limani bëri jehonë.

Lënda Gjuha shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në këtë universitet dhe atë në tri nivele, fillestar, mesatar dhe të avancuar, ndërkaq do të jetë në të gjitha nivelet e studimit.

Faton Limani tregoi ecurinë se si hyri si lëndë zgjedhore Gjuha Shqipe, si u mirëprit nga studentët atje dhe kur do të nis së ligjëruari si lëndë.

Limani tha se së bashku me një kolege të tij e kishin si ide futjen e Gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore, mirëpo iniciativa u bë nga disa studentë të nivelit Bachelor, shqiptaro-amerikan.

“Bashkë me kolegen time Eva, e cila punon në një departamentin tjetër e kishim si ide. Mirëpo ajo që e përshpejtoi procesin që ne të arrinim të fusim Gjuhën Shqipe si lëndë zgjedhore ishte kërkesa e disa studentëve shqiptaro-amerikan të nivelit Bachelor. Ata filluan të kërkojnë që të marrin një gjuhë të huaj si lëndë zgjedhore dhe kërkuan që gjuha shqipe të jetë një ndër to. Mirëpo meqë ata kishin kërkuar në disa departamente dhe nuk kishin informacion, erdhi lajmi dhe në departamentin tonë. Filluam që të bisedojmë me disa departamente duke përfshi dhe departamentin ku unë jam administratorë dhe u bë e mundur që Gjuha shqipe të futet si lëndë zgjedhore”, tregoi Limani për Telegrafin.

I pyetur se si do të procedohet tutje me këtë lëndë, ai tha: ”Gjuha shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tri nivele, fillestar, të ndërmjetme dhe të avancuar. Dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë studentët e Universitetit të Harvardit në të gjitha nivelet e studimit”.

Ligjërimi i lëndës zgjedhore Gjuha shqipe pritet të fillojë sipas tij këtë vit, me fillimin e vitit të ri akademik.

“Regjistrimi fillon diku në muajt gusht, dhe lënda fillon të aplikohet në semestrin vjeshtor në muajin shtator”, tha tutje ai.

Limani u shpreh se brenda universitetit kanë filluar ta shpërndajnë informacionin se në mesin e shumë lëndëve zgjedhore, do të jetë edhe Gjuha shqipe.

“Ka pasur disa studentë që kanë shprehur interesim. Kemi filluar të shpërndajmë lajmin brenda në universitet dhe shpresojmë që do të ketë interesim jo vetëm nga studentët shqiptarë, por edhe nga ata të huaj”, tha ai.

Më tej Limani theksoi se mënyra se si do të funksionojë kjo lëndë zgjedhore varet nga ligjëruesi.

“Lënda e Gjuhës shqipe do të jetë nën mbikëqyrjen e profesorëve që janë në departamentin e Letërsisë Krahasuese. Dhe në bazë të numrit të studentëve që do ta marrin këtë lëndë, universiteti bën dhe rekrutimin e profesorëve. Nuk e dimë se kush do të jetë ligjërues…”, u shpreh Limani.

Mirëpo, a do të jetë përherë kjo lëndë aktive?

Limani tha se varet nga studentët nëse shprehin ose jo interesim për ta marr si lëndë zgjedhore.

“Lënda e Gjuhës do të jetë gjithmonë në dispozicion, nëse do të jetë apo jo aktive varet nga zgjedhjet e studentëve. Por shpresojmë që do të ketë studentë që do ta mbajnë aktive këtë lëndë”.

I pyetur se si pritet të jetë përmbajtja e kësaj lënde, Limani shpjegoi: “Kjo do të varet nga ligjëruesi. Ata do të mbajnë përgjegjësi për të përcaktuar përmbajtjen e lëndës së Gjuhës shqipe”.

Jo vetëm që Gjuha shqipe do të jetë pjesë e këtij universiteti, por siç tha ai ky hap shihet dhe nga perspektiva tjetër.

“Urojmë që do të ketë interesim të studentëve për këtë lëndë, dhe përmes kësaj lënde të filloj sensibilizimi i kulturës dhe Gjuhës shqipe. Futja e Gjuhës shqipe ka dhe efekte tjera, jo vetëm të mësimit të gjuhës, por studentët që studiojnë këtu janë më të mirët nga fushat e tyre, pasi këtu vijnë studentë nga e gjithë bota dhe kur të kthehen në vendet e tyre kjo do ta rris interesimin për të vizituar dhe vendet tona”, tha ndër të tjera administratori i Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Universitetin e Harvardit në SHBA, Faton Limani.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...

Pensionohet profesoresha Sadete Hajrizi nga Mitrovica

Njëra nga profesoreshat më të dalluara të gjimnazit të Mitrovicës është Sadete Hajrizi, që...