E diel, 24 Nëntor, 2024

Gjuha banale e fëmijëve: Prindërit dhe mësuesit të shqetësuar për fjalorin në shkolla

- Advertisement1-

Një gjuhë e tillë e papërshtatshme vitet e fundit po përdoret gjerësisht nga nxënësit si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve të shkollës.

Shpesh fjalori jo etik bëhet shkak për nisjen e debateve, të cilat përshkallëzohen deri në konflikte verbale. Të shqetësuar prindërit kërkojnë bashkëpunimin e mësuesve për të minimizuar këtë fenomen.

- Advertisement -

“Kanë degjeneruar të gjithë, jo vetëm çunat. Ne u bëjmë vërejtje vazhdimisht po nëse je në një ambient që 50-60 % flasin me një fjalor të tillë nuk ka shanse për ta kthyer mbrapsht, kështu që është në dorën e mësuesve”, shprehet një prind.

“Unë faktikisht këtu dëgjoj, çfarë nuk dëgjoj. Mosha ime na vjen pak çudi, nuk e di sesi mund të zgjidhet ky problem”, deklaron një tjetër prind.

Psikologët e shkollave thonë se mes fëmijëve gjuha jo etike është kthyer në një mënyrë të zakonshme komunikimi si nga nxënësit e shkollave 9 vjeçare ashtu edhe gjimnazeve.

“Po pse, çfarë thash unë? Hë se nuk ishte ndonjë gjë e madhe, një e shajtuar shumë normale ishte. Kjo do të thotë se në përditshmërinë tonë këtyre ofendimeve ose fjalëve të papërshtatshme nuk është se iu japim prioritet në proceset edukuese të fëmijëve”, thotë Irena Çela, psikologe në shkolla.

Por, mbi kë bie përgjegjësia e kësaj problematike në komunikim?

“Mësuesit e ndjejnë shumë përdorimin e këtij fjalori që është jashtë etike. Mendoj se ka filluar si një zhargon nga rrjetet sociale dhe sot është bërë një fenomen. Përgjegjësia nuk mund të ndahet tek askush, por të gjithë kanë përgjegjësi, së pari ne shkolla, mësuesit, pastaj shoqëria, mësuesit”, thotë Pranvera Çekani, mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, shkolla “Jeronim de Rada”.

- Advertisement -rrrrrrr

“Fëmijët fillojnë me këtë fjalor që në moshën e hershme, jo gjithmonë e kuptojnë këtë që thonë, sigurisht këtu lind detyra jonë si mësues”, shprehet Mimoza Halili, mësuese fillore në shkollën ‘Emin Duraku’.

“Shpesh hasemi me prindër që thonë: Po në familjen tonë nuk i përdorim këto fjalë. Të mos pasojmë vetëm familjen, po është edhe roli i edukatores, mësuesit”, deklaron Irena Çela, psikologe në Shkolla.

Ekspertët thonë se në shkolla nxënësve duhet të u mësohet ndjeshmëria, ndërsa familjet duhet të jenë më të vëmendshme kur fëmija përdor edhe në shtëpi një gjuhë të tillë.

Rritja dhe edukimi i fëmijëve është detyrë jo vetëm e familjes dhe shkollës, por edhe e shoqërisë, si hallka të pandara në jetën tonë./euronews

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...