E diel, 14 Korrik, 2024

Gjon Kabashi, karateisti 8-vjeçar nga Kosova që po shkëlqen në Suedi

- Advertisement1-

Shumë fëmijë nga Kosova që jetojnë në shtete të ndryshme të botës, përveç se nuk e harrojnë assesi prejardhjen e tyre, ata na bëjnë krenar me arritjet në sfera të ndryshme.

Gjon Kabashi, 8-vjeçar nga qyteti  i Mitrovicës, që jeton në qytetin Varberg të Suedisë është një prej talentëve kosovarë në perëndim, i cili qysh tani po shkëlqen në karate.

- Advertisement -

Gjon Kabashi është në klasën e dytë dhe ndjek mësimet në gjuhën shqipe.

Gjoni ka filluar në moshën 6-vjeçare të merret me karate dhe ai trajnohet nga një trajner suedez , tregojnë familjarët e tij për Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net).

Gjoni në kursin ku ndjek ushtrimet në karate (ku shkon 3 herë në javë), ka fituar shiritin e kuq dhe të bardh dhe synon shpejt ta fitoë edhe shiritin e kaltër.

- Advertisement -

Situata me pandeminë ka bërë që Gjoni aktualisht t’i ndërpresë ushtrimet, por sapo të përmirësohet gjendja do të vazhdojë të ushtrojë karate dhe në të ardhmen synon të bëhet një karateist i njohur.

Ai flet 3 gjuhë, shqipen, anglishten dhe suedishten.

Gjoni përveç një karatesit premtues, njëherit pikturon edhe bukur, ndërsa hobi ka notin.

(Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...

INTERVISTË: Isa Zenuni, drejtor i shkollës “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës: Performanca e mësimdhënësve të bëhet nga inspektorët e arsimit

Gazeta Online AlbanianEducation.net që i dedikohet fushës së arsimit ditë më parë publikoi një...