E premte, 20 Shtator, 2024

Mbajti kurs me pagesë për nxënësit e tij, gjobitet mësimdhënësi në Prishtinë

- Advertisement1-

Nuk është një sekret se ka mësimdhënës që mbajnë kurse dhe ‘detyrojnë’  nxënësit e tyre që të njekin kurse për lëndët e tij me pagesë.

Por një mësimdhënësi të matematikës në Prishtinë nuk i ka zgjatur shumë ‘biznesi’.

- Advertisement -

Kjo pasi disa prindër janë ankuar se profesori i matematikës i një shkolle të mesme në Prishtinë po i kushtëzon nxënësit me ndjekjen e kursit për lëndën e tij tek ai me pagesë, çka rasti është raportuar në Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës.

Drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati, ka njoftuar se pas raportimit të KALLXO.com kanë krijuar një komision në Drejtorinë e Arsimit, i cili ka kryer një vizitë dhe inspektim në shkollë.

Musmurati ka treguar se komisioni ka intervistuar zëvendësdrejtorin e shkollës, në cilësinë e menaxherit të drejtpërdrejtë, dhe mësimdhënësi në fjalë.

Sipas drejtoreshës, zëvendësdrejtori i shkollës ka thënë se nuk ka njohuri për rastin dhe se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë raportim nga ndonjë prind apo nxënës.

Ndërsa, sa i përket mësimdhënësit, përpos që ka pranuar se ka mbajtur kurse me pagesë për nxënësit e tij, ai po ashtu është zotuar se do të ndalojë një praktikë të tillë.

Në një postim në Facebook, drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka thënë se mësimdhënësit nuk mund të detyrojnë nxënësit të mbajnë kurse private me pagesë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Pas raportimit nga Kallxo.com në Drejtorinë e Arsimit në lidhje me rastin e një arsimtari që po mbanë kurse private për nxënësit e vet, reaguam menjëherë. Rekomanduam shqiptimin e gjobës dhe e dhamë vërejtjen e parë. Kjo praktikë ku mësimdhënësit detyrojnë nxënësit e tyre të mbajnë kurse private duhet të marrë fund. Rregullorja e ndalon këtë praktikë, prandaj do ta zbatojmë në plotni. I bëj thirrje prindërve dhe nxënësve që të raportojnë praktika të tilla në drejtorinë e shkollës dhe në Drejtorinë e Arsimit. Nëse fëmijët kanë nevojë për kurse plotësuese, atëherë angazhimi duhet të jetë që orët shtesë të mbahen në shkollë, pa pagesë” – ka shkruar Besianë Musmurati.

Në një deklarim për KALLXO.com, drejtoresha e Arsimit tha se rekomandimi për gjobë dhe vërejtje me shkrim ndaj mësimdhënësit ka qenë i bazuar në rregulloren për organizimin e punës në shkolla të mesme të ulëta dhe të mesme të larta.

Drejtoresha e Arsimit tha se në rast se kjo praktikë nuk do të ndërpritet nga mësimdhënësi, atëherë do të marrin masa me komision disiplinor.

Ajo shpjegoi se nga ana e DKA-së nuk lejohet që të jepen vërejtje drejtpërdrejt për mësimdhënësit, por një gjë e tillë bëhet duke rekomanduar drejtorët që të marrin masa të përcaktuara në bazë të rregulloreve apo ligjit.

Musmurati tregoi se në rast se drejtori, apo zëvendësdrejtori, siç është rekomanduar ai në rastin në fjalë nuk merr masa, atëherë DKA merr masa të njëjta edhe ndaj tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...