E premte, 22 Nëntor, 2024

Gjithçka duhet të dini rreth abortit

- Advertisement1-

Nëse jeni duke vendosur lidhur me një situatë të tillë, atëherë keni shumë për të menduar.

Ju keni tri mundësi: abortin, adoptimin dhe të qenit prind. Ju vendosni!

- Advertisement -

Si ta kuptoj që aborti është zgjedhja e duhur?

Situatat janë të ndryshme; vetëm ju mund të vendosni për tuajën. Ja cilat janë disa nga arsyet më të shpeshta për të cilat femrat në botë vendosin të heqin dorë nga shtatzënia: Nuk është gati për të qenë prind. Nuk mundet financiarisht.

Pasja e një fëmijë mund të ndikojë në punë, në shkollë ose në rritjen e fëmijëve të tjerë. Nuk dëshiron të jetë një prind single. Ndihet tepër e re për të pasur fëmijë. I mjaftojnë fëmijët që ka, sipas saj. Ajo ose fetusi ka problem shëndetësor. Shtatzënia ka ardhur si pasojë e një përdhunimi ose incesti.

Për sa kohë duhet ta vendos?

Aborti në pjesën më të madhe është i sigurt dhe ndërlikimet serioze janë të rralla, por rreziku rritet me vazhdimin e shtatzënisë.

Ndaj, edhe pse është e rëndësishme të merrni kohën e nevojshme për të vendosur, është gjithashtu me rëndësi të kuptoni se sa më shumë zgjat shtatzënia, aq më shumë rriten rreziqet e abortit.

- Advertisement -rrrrrrr

Si bëhet aborti?

Nëse vendosni të kryeni një abort, duhet të flisni gjatë me mjekun gjinekolog. Biseda nuk duhet të zhvillohet vetëm mbi rreziqet, por edhe mbi mënyrat e ndryshme të abortit.

A ka pasoja afatgjata një abort?

Ka shumë mite mbi rrezikun e një aborti. Por këto nuk janë fakte. Aborti nuk shkakton kancerin e gjirit. Një abort i rregullt, i bërë nga mjekët dhe në klinikë, nuk duhet të shkaktojë problem për shtatzënitë e ardhshme, cilatdo qofshin këto probleme.

Nëse bëj një abort si do të ndihem më pas?

Pështjellimi i emocioneve është normal pas një procesi të tillë. Nuk ka një mënyrë “korrekte” sjelljeje në këtë situatë. Shumë femra ndiejnë inat, keqardhje, faj ose trishtim. Për disa të tjera, këto ndjesi mund të zgjasin gjatë.

Aborti mund të jetë një situatë aspak e lehtë për t’u përballuar. Ndaj është me rëndësi që në të tilla situata të keni pranë dikë që ju ngushëllon dhe është një “shpatull mbështetëse” për ju.

Burimi: Anabel, Women’s Health

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...