Gjimnazistët në Malishevë japin mesazh të fortë solidariteti dhe kujdesi për mjedisin

- Advertisement5 -

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë kanë përmbyllur me sukses një seri aktivitetesh në kuadër të projekteve humanitare dhe ndërgjegjësuese, duke sjellë ndryshime konkrete në ambientin e shkollës dhe duke promovuar vlera të rëndësishme qytetare.

- paragrafi 1 -

Gjatë dy ditëve të fundit, nxënësit realizuan aktivitete në kuadër të projekteve “Kanaçja e Shpresës” dhe “Një lodër për një buzëqeshje”, të cilat kishin në fokus humanizmin, solidaritetin dhe kujdesin për mjedisin.

- Advertisement - M1

Në kuadër të këtyre nismave, ata ndërmorën disa veprime konkrete në ambientet e shkollës, duke përfshirë ngjyrosjen e ulëseve, punimin e muraleve në oborr si dhe vendosjen e katër shportave të ndara për riciklimin e mbeturinave.

1 3

Njoftimi:

- Advertisement - m2

Një përmbyllje e bukur për një rrugëtim me vlera ❤️

Ky ishte aktiviteti i fundit në kuadër të PVH nga nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha”.

Gjatë ditës së djeshme (e hënë) dhe sot (e martë), nxënësit realizuan aktivitete në kuadër të projekteve “Kanaçja e Shpresës” dhe “Një lodër për një buzëqeshje”, duke sjellë ndryshim konkret në ambientin e shkollës dhe duke dhënë mesazhe të fuqishme humanizmi.

Ata:
• ngjyrosën ulëset e shkollës,
• punuan murale në oborrin e shkollës,
• dhe vendosën 4 shporta të ndryshme për ndarjen e mbeturinave, si donacion nga Fruteks.

Një falënderim i veçantë për Kryqin e Kuq për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe një mirënjohje e posaçme për profesorin e artit figurativ Prof. Shani B Paqarizi për kontributin e dhënë në këtë aktivitet.

I gjithë projekti u realizua me përkushtim nën mbështetjen e diseminatoreve Mirushe Krasniqi-Buzhala dhe Besaa Kryeziu Ramaj

✨ Kur të rinjtë veprojnë me zemër, ndryshimi bëhet i dukshëm për të gjithë.