Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë ka zënë vendin e dytë në ‘Orange code 16 Program’, në nivel vendi.
Njoftimin e ka dhënë pedagogia e shkollës Mirushe Krasniqi-Buzhala.
Njoftimi i saj:
Krenari e madhe për Gjimnazin “Hamdi Berisha” – Malishevë! 🏆🥈
Në konkurrencë me 40 shkolla nga niveli i vendit, shkolla jonë u vlerësua me vendin e dytë, një sukses që na bën krenarë të gjithëve.
Ky rezultat është fryt i punës, përkushtimit dhe angazhimit të nxënësve tanë të mrekullueshëm, të cilët, nën udhëheqjen e profesoreshës Filloreta Bytyqi dhe pedagoges së shkollës, Mirushe Krasniqi-Buzhala, dëshmuan seriozitet, kreativitet dhe përfaqësim dinjitoz.
Suksesi u arrit me projektin “EmpowerHer”, me temën:
Digital Empowerment for Safety and Independence.
Nxënësit fitues:
• Majlinda Krasniqi
• Edona Berisha
• Gani Paqarizi
• Diar Morina
• Adela Telaku
• Blinera Mazreku
• Leona Begaj
Urime për nxënësit tanë për këtë arritje të shkëlqyer dhe falënderim për angazhimin, punën dhe shembullin që po japin!