Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë shënon Ditën e Shkollës me një sërë aktivitetesh

- Advertisement -

Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë shënoi Ditën e Shkollës me një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe edukative, të cilat sollën në pah angazhimin dhe potencialin krijues të nxënësve dhe stafit pedagogjik, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ngjarja, e organizuar me përkushtim dhe bashkëpunim të ngushtë mes profesorëve dhe klubeve shkollore, u karakterizua nga një atmosferë festive dhe një program i pasur, duke e kthyer këtë ditë në një moment domethënës për jetën shkollore dhe komunitetin arsimor.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Më datë 13.11.2025 u mbajt “Dita e Shkollës”, një ngjarje e mbushur me aktivitete të ndryshme, të cilat pasqyruan talentin, kreativitetin dhe bashkëpunimin e nxënësve dhe mësimdhënësve.

Falë angazhimit të profesorëve dhe pjesëmarrjes së nxënësve, dita u shndërrua në një festë të vërtetë të dijes dhe artit. 🎉

- Advertisement -

Gjatë ditës u zhvilluan disa aktivitete të rëndësishme:

•🎶 Klubi i muzikës, i udhëhequr nga prof. Ilvije Dragusha, solli interpretime të bukura muzikore dhe atmosferë festive.

•💃 Klubi i vallëzimit “Ëndërr”, nën drejtimin e prof. Nerxhivane Rafuna, prezantoi koreografi të përgatitura me pasion dhe energji.

•📚 Ora letrare, e përgatitur nga prof. Manushaqe Berisha, solli krijime, lexime dhe prezantime të realizuara me kujdes.

Në juri ishin profesorët e aktivit të gjuhës shqipe: Sabrije Musliu, Hysen Neziri dhe Bukurije Osmani, të cilët vlerësuan paraqitjet me profesionalizëm.

• U mbajt edhe 🧠 finalja e kuizit të diturisë, ku nxënësit treguan njohuri, shkathtësi dhe një frymë të fortë gare.

Në fund të aktiviteteve, në shenjë vlerësimi për përkushtimin dhe punën e pandalshme, profesorëve pjesëmarrës iu ndanë mirënjohje 🙏, si një falënderim simbolik për kontributin e tyre të çmuar.

Gjithashtu, e falënderojmë mysafirin tonë, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, z. Samir Shahini, si edhe drejtoreshën e KDSH-së, znj. Nazlije Krasniqi Korça, për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre në këtë ditë të rëndësishme për shkollën tonë. 🤝

✨ Dita e Shkollës përfundoi me shumë sukses, duke dëshmuar se kur bashkohen talenti, përkushtimi dhe mbështetja, rezultatet janë gjithmonë të jashtëzakonshme.

dsh

585412158 1372967637952889 3629522267632473139 n

dsh1

dsh3