Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë të nxënësve, mësimdhënësve dhe përfaqësuesve institucionalë, gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan ka shënuar 59-vjetorin e themelimit të tij, shkruan AlbanianEducation.net.
Me këtë rast, drejtori i shkollës, Hamid Qorraj, falënderoi mësimdhënësit aktualë dhe ata pensionistë për kontributin e dhënë ndër vite në edukimin e gjeneratave të shumta të nxënësve. Ai theksoi sukseset që gjimnazi ka arritur në nivel republikan në fusha të ndryshme, përfshirë shkencat natyrore, matematikën, gjuhët dhe sportin.
Gjatë aktivitetit u shprehën falënderime edhe për Komunën e Deçanit dhe kryetarin Bashkim Ramosaj për mbështetjen ndaj arsimit dhe aktiviteteve shkollore.
Në kuadër të manifestimit, shkolla ndau mirënjohje për nxënësit e dalluar, si dhe për Drejtorinë Komunale të Arsimit në Deçan, me drejtorin Besnik Hulaj, për bashkëpunimin institucional.
Njoftimi i shkollës:
🎉 59 Vjet Gjimnaz – Traditë, Suksese dhe Krenari 🎉
Sott, gjimnazi ynë kremtoi 59-vjetorin e themelimit në një atmosferë festive, plot emocione, krenari dhe mirënjohje.
Drejtori i shkollës, z. Hamid Qorraj, falënderoi mësimdhënësit aktualë dhe ata që sot gëzojnë pensionin, për kontributin dhe përkushtimin e tyre ndër vite në edukimin e shumë gjeneratave. Ai veçoi sukseset e nxënësve tanë, të cilët vazhdojnë ta bëjnë gjimnazin një ndër shkollat elitare në nivel republike në shkencat natyrore, matematikë, gjuhë dhe sport.
Një falënderim i veçantë iu drejtua Komunës dhe kryetarit z. Bashkim Ramosaj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit dhe aktiviteteve të shkollës sonë.
Në këtë ditë të shënuar, shkolla ndau mirënjohje për nxënësit e dalluar dhe për DKA-në, në krye me z. Besnik Hulaj, për bashkëpunimin dhe përkrahjen institucionale.
Programi u pasurua me ekspozita, lojëra sportive dhe aktivitete kulturo-artistike, ndërsa atmosfera u bë edhe më e veçantë me lojën e volejbollit mes mësimdhënësve. 🏐
🙏 Falënderim i veçantë për Këshillin Organizativ dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e programeve dhe aktiviteteve të kësaj feste, duke e bërë këtë përvjetor sa më dinjitoz dhe madhështor.
✨ 59 vite dije, edukim dhe suksese!
Urime Dita e Shkollës!