Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë ka njoftuar se me datë 20 Janar (e Martë) do të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2025/2026, shkruan AlbanianEducation.net.
Gjimnazi ka njoftuar se mësimi do të mbahet në dy ndërrime, paradite dhe pasdite.
Njoftimi i plotë:
LAJMËRIM
Informohen të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanovë se me datë 20 Janar 2026 (e Martë) do të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2025/2026 dhe mësimi do të mbahet sipas këtij orari:
VITI I DYTË DHE KATËRT PARADITE ORA: 07:15
VITI I PARË DHE TRETË PASDITE ORA: 13:15
Ju dëshirojmë fillim të mbarë të gjysmëvjetorit të dytë!