Gjimnazi “Naim Frashëri” në Shtime ndan mirënjohje për nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Naim Frashëri” në Shtime ka ndarë mirënjohje për nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm për angazhimin, përkushtimin dhe rezultatet e larta të arritura në mësime, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Mirënjohje për nxënës për sukses të shkëlqyeshëm

Me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë (I), po vlerësohen nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm për angazhimin, përkushtimin dhe rezultatet e larta të arritura në mësime.

Para 27 vitesh, paramilitarët dhe ushtria serbe u përpoqën ta shuanin këtë vend, por falë gjakut të dëshmorëve, sakrificës së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe martirëve të luftës, sot ne jetojmë në liri. Nën hirin e kësaj lirie, nxënësit tanë po zhvillohen dhe po përparojnë, duke dëshmuar me sukseset e tyre se sakrifica për liri nuk ka qenë e kotë.

- Advertisement -

Suksesi juaj është krenari për familjen, shkollën dhe atdheun.

Ju urojmë suksese të vazhdueshme dhe arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.
Faleminderit zv.drejtoreshës Afërdita Beha dhe pedagoges Lyra Neziri për organizimin e gjithë ngjarjes.