Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, në Ferizaj thotë se janë thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të nxënësit të tyre i cili ndërroi jetë sot në orët e Edukatës Fizike.
Shkolla thotë se kjo humbje e rëndë ka prekur thellë të gjithë, pasi u shua në moshë të re një djalë plot jetë, ëndrra dhe shpresë.
Njoftimi nga shkolla:
Drejtoria e shkollës, mësimdhënësit dhe të gjithë nxënësit e gjimnazit janë thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë të dashur.
Kjo humbje e rëndë na ka prekur thellë të gjithëve, pasi u shua në moshë të re një djalë plot jetë, ëndrra dhe shpresë. Ai do të kujtohet gjithmonë për karakterin e tij gazmor dhe sjelljen e tij të ngrohtë e miqësore me të gjithë në shkollë.
Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit, shokët dhe shoqet.
U prehtë në paqe shpirti i tij i bardhë! 🕊️