E premte, 20 Shtator, 2024

Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë njofton ndërprerjen e grevës, nis mësim nesër

- Advertisement1-

Më shumë se dy javë kanë kaluar që kur ka nisur greva e përgjithshme në sektorin e arsimit në Kosovë. Pavarësisht që zyrtarë të SBASHK-ut kanë dekalruar se greva do të vazhdoj, një gjë të tillë ka vendosur të mos e bëjë Gjimnazi “ Ismail Qemali”, në Kamenicë.

Ky Gjimnaz ka njoftuar se nesër (e hënë) do të fillojë mësimi.

- Advertisement -

“Të dashur nxënës! Të nderuar prindër dhe mësimdhënës!Ju njoftojmë se procesi mësimor në vitin shkollor 2022/23 në Gjimnazin “Ismail Qemali” do të filloj nesër më datë 12.09.2022 edhe atë nga ora 08:00. Prindër të dashur faleminderit për besimin që na keni dhënë për arsimimin e fëmijëve tuaj, të nderuar mësimdhënës ju falënderojmë pa fund për përkushtimin dhe punën tuaj të pa lodhur në edukimin e brezave të rinj! Nxënës të dashur duke ju uruar shëndet dhe sukses në rrugën e dijës ju premtojmë se do të jemi përherë pranë jush! Suksese!”, është shkruar në faqen e kësaj shkolle, në Facebook.

Ndryshe nga SBASHK kanë deklaruar se orët e humbura gjatë këtyre dy javëve nuk do të zëvendësohen. Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt te Ligjit te pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagës 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...