Gjimnazi i Specializuar Matematikor në Prishtinë ka shënduar ditën e saj dhe të Matematikës, me ç’rast janë ndarë mirënjohje për nxënësit fitues të aktiviteteve, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga Gjimnazi i Specializuar Matematikor në Prishtinë:
📌 Gjimnazi i Specializuar Matematikor
13.03.2026
Mirënjohje në një ditë të rëndësishme – Dita e Shkollës dhe Matematikës
Sot, Kryetari dhe Nënkryetarja e Këshillit të Nxënësve, së bashku me Drejtoreshën e shkollës, ndanë mirënjohje për fituesit e aktiviteteve të zhvilluara gjatë kësaj Jave të Matematikës. Përmes këtyre mirënjohjeve u vlerësua përkushtimi dhe suksesi i nxënësve pjesëmarrës.
Po ashtu, drejtoresha ndau mirënjohje edhe për Kryesinë e Këshillit të Nxënësve, në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e dhënë në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve.
Me këtë rast, aktivitetet u përmbyllën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kulmuar me kremtimin e Ditës së Shkollës.
Ju urojmë të gjithë nxënësve, profesorëve dhe Drejtorisë ditën e Matematikës dhe të Shkollës. 🎓📐