Gjendja e tmerrshme e objektit të gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, që ka kushte minimale për mësim, me mure të thyera, pa ngrohje, me myk, pa funksionim të toaleteve, me kulm që pikon kur bie shi dhe shumë mungesa të tjera ka revoltuar mësimdhënësen e lëndës së matematikës, Zoja Lohaj Konjufca, e cila si shenjë revolte është deklaruar se nuk do të vazhdojë dhënien e mësimit në këtë shkollë.
Ajo në fund ka potencuar se refuzon të punojë në këtë institucion deri në funksionimin e plotë të objektit në fjalë.
Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
Per shkak te kushteve te renda ne shkolle ( pa ngrohje , pa uje, pa salle sporti, pa toalete, pa kompjutere …) qe tashme kaluan ne extremitet, pasi qe edhe shiu po na pikon nga tavani ne klase dhe dyshemeja po mbushet me puse, une si mesimdhenese kam vendosur te bojkotoj punen ne arsim deri sa te na mundesohet zhvillimi i plote dhe normal i mesimit ne objektin e ri. Objekt ky i cili ka filluar te ndertohet,por punimet i jane ndaluar ne vend qe 5 vite. Po flas per gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” ne Ferizaj.
Bojkotin e mesimit – protesten e kam bere me shkrim ne Drejtorine e Arsimit te komunes sone. Ky bojkot-proteste eshte bere ne emer tim, ne emer te nxeneseve te mi, dhe ne emer te prindeve te klases ku une jam kujdestare. Keta prinder kane kerkuar qe komplet te nderprehet mesimi ose te kaloj online meqe nxenesit( femijet e tyre) po semuren shume shpesh nga ambienti toksik ku jemi tani.
Kjo ndarje ishte shume emocionuese, e rende si per mua, si per nxenes gjithashtu. Uroj t‘i behet zgjidhje ketij ngerqi sa me pare.
Dhe te zhvillojme mesimin ne vendin ku e meritojme.
Per njoftime tjera te radhes jemi ketu
Shendeti im, i nxeneseve dhe dinjiteti yne nuk e lejon te neglizhohemi deri ne kete pike ekstreme.