Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” është sërish pjesë e Programit të Promovimit të Vlerave Humane (PVH), organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës, pas suksesit të vitit të kaluar.
Ky program inkurajon të rinjtë të angazhohen në projekte shoqërore dhe zhvillojnë vlera si solidariteti, empatia dhe bashkëpunimi.
Edicionin e kaluar, ekipi i nxënësve ne dy diseminatorët Majlinda Hykolli-Prebreza dhe Jeton Ismajli, shkolla fitoi vendin e parë me pesë projekte, përfshirë një projekt interkulturor.
Këtë vit, drejtohet nga profesoresha Blenda Fetahu dhe psikologia Arta Hiseni. Nxënësit kanë përfunduar tre punëtoritë dhe janë të përkushtuar për të kontribuar në komunitetin e Fushë-Kosovës.
Në mbështetje të tyre është edhe drejtori i gjimnazit, Amir Pllana. Po ashtu, fotografi Bleart Fetahu po mbështet promovimin e aktiviteteve përmes fotove profesionale.