Në ambientet e Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Shkollës (KDSH).
Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua mbarëvajtja e procesit mësimor, si dhe u bë analiza e aktiviteteve të realizuara gjatë gjysmëvjetorit të parë.
Njoftimi i plotë:
Sot, në ambientet e Gjimnazit u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Shkollës (KDSH), gjatë së cilës u diskutua mbarëvajtja e procesit mësimor dhe u bë analiza e aktiviteteve të realizuara gjatë gjysmëvjetorit të parë.
Vëmendje e veçantë iu kushtua realizimit të plan-programit mësimor dhe aktiviteteve përcjellëse, si dhe u zhvillua një diskutim konstruktiv mbi Rregulloren e Shkollës, me theks në nevojën për ndryshime dhe plotësime të saj.
Mbledhja u karakterizua nga diskutime të hapura dhe bashkëpunuese, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të punës dhe cilësisë në institucionin tonë arsimor.