Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren: Uniforma shkollore e obligueshme nga dita e parë e shkollës

- Advertisement -

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka njoftuar se Këshilli Drejtues ka vendosur  se nuk ka ndryshime të llogos,ngjyrave apo dizajnit të uniformës përgjatë viteve të fundit.

- paragrafi 1 -

“Prej datës 23.08.2024 deri me datën: 30.08.2024 duhet të pajisen me uniforma shkollore”, thuhet në njoftim, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi:

Informatë mbi uniformën e shkollës

Të gjithë nxënësit e shkollës obligohen që të pajisen me uniformën e shkollës në bazë të UA 06/2014, neni 2, pika 6 ku: “nxënësi obligohet që të e mbaj uniformën e shkollës gjatë procesit mësimor”.

- Advertisement -

-Dizajni dhe detajet e tjera të uniformës shkollore përcaktohen me vendimin e Këshillit Drejtues të Shkollës, në bazë të të cilit nuk ka ndryshime të llogos,ngjyrave apo dizajnit të uniformës përgjatë viteve të fundit. Kjo është bërë me qëllimin që uniforma e shkollës sonë të ketë një format standart për tu njohur nga të gjithë.

-Uniforma shkollore përmban bluzën(një me mëngë të shkurtër, një me të gjata, ngjyra e hirtë, llogoja e shtypur me të kuqërremt(për vajza) apo blu të mbyllur(djemë) me inicialet GjB, dhe fundi i mëngëve gjithashtu i kuqërremtë apo blu e mbyllur), pantollonat (ngjyrë të errët dhe elastike), xhupi (apo duksi i cili është ngjyrë i kuq apo i blu në varësi të gjinisë, me llogon e njëjtë të shtypur në ngjyrën.

– INFORMATA:
Mbështetur në vendimin e KDSH të datës: 19.07.2024 për pajisjen e nxënësve me uniformë shkollore, ftesës për ofertë dhe pas verifikimit dhe shqyrtimit të ofertave është shpallur fitues:

N.T.P ” Uniforma shkollore”
Prej datës 23.08.2024 deri me datën: 30.08.2024 duhet të pajisen me uniforma shkollore.

-Uniforma është pjesë e obligueshme që duhet të respektohet nga secili nxënës që nga dita e parë e deri në përfundim të vitit shkollor.

P.S- Në fotot e bashkëlidhura gjeni informatat shtesë.