Gjimnazi “Gjon Buzuku” ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit të arsimit, duke formalizuar bashkëpunimin me dy institucione prestigjioze arsimore nga Turqia.
Drejtoresha e shkollës ka nënshkruar zyrtarisht protokollet e bashkëpunimit me Gemlik Fen Lisesi dhe Başarı Net Koleji, marrëveshje që synojnë zgjerimin e mundësive akademike, kulturore dhe profesionale për nxënësit dhe stafin e gjimnazit.
Sipas njoftimit të shkollës, ky partneritet do të mundësojë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta edukative dhe kulturore, organizimin e vizitave ndërshkollore, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në procesin mësimor.

Njoftimi i shkollës:
NJË HAP I RI DREJT NDËRKOMBËTARIZIMIT TË GJIMNAZIT “GJON BUZUKU”
Me krenari dhe kënaqësi të veçantë, ju njoftojmë se Gjimnazi “Gjon Buzuku” ka shënuar një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e tij drejt bashkëpunimit ndërkombëtar.
Drejtoresha e shkollës ka nënshkruar zyrtarisht Protokollet e Bashkëpunimit Ndërkombëtar me dy institucione prestigjioze arsimore nga Turqia, duke hapur kështu një kapitull të ri për shkollën tonë.
Gemlik Fen Lisesi
Başarı Net Koleji
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap madhor në zgjerimin e mundësive akademike, kulturore dhe profesionale për nxënësit dhe stafin tonë.
Përmes këtij partneriteti synohet: zhvillimi i miqësisë dhe mirëkuptimit ndërkulturor, organizimi i vizitave edukative dhe kulturore, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në mësimdhënie, krijimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve shkollore.
Ky sukses dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të shkollës sonë për një arsim modern, cilësor dhe të orientuar drejt perspektivës ndërkombëtare.
Gjimnazi “Gjon Buzuku” vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të krijojë mundësi të reja për të ardhmen e nxënësve tanë.