Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e Ditës së Shkollës në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, u organizua ceremonia e shpërndarjes së mirënjohjeve për nxënësit, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin dhe suksesin e aktiviteteve të kësaj dite të veçantë.
Gjatë kësaj ceremonie, drejtoria e shkollës shprehu falënderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që me përkushtim, kreativitet dhe punë të palodhshme ndihmuan në organizimin e aktiviteteve kulturore, edukative dhe sportive që u zhvilluan në kuadër të Ditës së Shkollës.
Njoftimi i shkollës “Gjon Buzuku”:
Shpërndarja e Mirënjohjeve për Aktivitete për nder të Ditës së Shkollës
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e Ditës së Shkollës në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, u organizua edhe ceremonia e shpërndarjes së mirënjohjeve për nxënësit, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin dhe suksesin e aktiviteteve të kësaj dite të veçantë.
Gjatë kësaj ceremonie, drejtoria e shkollës shprehu falënderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që me përkushtim, kreativitet dhe punë të palodhshme ndihmuan në organizimin e aktiviteteve kulturore, edukative dhe sportive që u zhvilluan në kuadër të Ditës së Shkollës.
Ky moment shërbeu si një vlerësim i punës dhe angazhimit të përbashkët, duke motivuar nxënësit dhe stafin për aktivitete edhe më të suksesshme në të ardhmen.
Mirënjohjet simbolizojnë respektin dhe vlerësimin e shkollës për kontributin e secilit në jetën dhe zhvillimin e komunitetit shkollor.