Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren me njoftim të rëndësishëm

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren, ka njoftuar se me rastin e 17 Shkurtit ora e parë mësimore do t’i kushtohet 18-vjetorit të Pavarësisë.

- paragrafi 1 -

Gjimnazi njofton se programi kulturor-artistik për nder të 17 Shkurtit do të mbahet në ora 12:00, në Sallën e Edukatës Fizike dhe Sporteve.

- Advertisement - M1

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Të nderuar nxënës,

- Advertisement - m2

Të nderuar prindër

Të nderuar mësimdhënës dhe staf i shkollës sonë!

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, një nga datat më të rëndësishme në historinë e shtetit tonë, ju njoftojmë se:

🔹 Të hënën, më 16.02.2026, ora e parë mësimore do t’i kushtohet 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke përkujtuar sakrificën, përkushtimin dhe rrugëtimin e popullit tonë drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

🔹 Programi kulturor-artistik për nder të 17 Shkurtit do të mbahet në ora 12:00, në Sallën e Edukatës Fizike dhe Sporteve.

Le ta shënojmë këtë ditë me krenari, respekt dhe përgjegjësi qytetare.

🇽🇰 Gëzuar 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë!