Gjimnazi “Gjon Buzuku”, në Prizren me njoftim shumë të rëndësishëm

- Advertisement -

Gjimnazi “Gjon Buzuku”, në Prizren ka njoftuar se ka filluar afati i dytë për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (10) për vitin shkollor 2025/2026, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Dorëzimi i dokumenteve: 19, 20 dhe 21 gusht 2025, nga ora 08:00 – 16:00

- Advertisement -

Shpallja e rezultateve nga shkolla: 22 gusht 2025

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E DHJETË (10)
Viti shkollor 2025/2026
Të nderuar prindër dhe nxënës,

- Advertisement -

Në bazë të konkursit të shpallur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, ju njoftojmë se ka filluar afati i dytë për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (10) për vitin shkollor 2025/2026.

Drejtimet dhe paralelet e shpallura për regjistrim në Gjimnazin “Gjon Buzuku” janë si vijon:

🔹 Mësimi në gjuhën shqipe

Shkencat e natyrës – në qendër (122 nxënës)

Shkencat e natyrës – në Gjonaj (10 nxënës)

Shkencat e natyrës – në Romajë (15 nxënës)

🔹 Mësimi në gjuhën boshnjake

Shkencat e natyrës – në qendër (9 nxënës)

Shkencat shoqërore – në qendër (16 nxënës)

Shkencat shoqërore – në Reçanë (22 nxënës)

🔹 Mësimi në gjuhën turke

Shkencat shoqërore – në qendër (16 nxënës)

📑 Dokumentet e nevojshme për regjistrim:

Fletëparaqitja (merret në shkollë gjatë aplikimit)

Dëftesa origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (klasat VI–IX)

Çertifikata e lindjes

📌 Afatet e regjistrimit:

Dorëzimi i dokumenteve: 19, 20 dhe 21 gusht 2025, nga ora 08:00 – 16:00

Shpallja e rezultateve nga shkolla: 22 gusht 2025

📝 Regjistrimi bëhet në ambientet e shkollës sonë, sipas orarit të përcaktuar dhe në përputhje me kriteret e konkursit zyrtar.

Jeni të mirëseardhur në Gjimnazin “Gjon Buzuku”