Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren, nën udhëheqjen e Drejtoreshës së shkollës, Gylaj Shipkovica, ka mbajtur takimin e radhës me Këshillin e Arsimtarëve, shkruan AlbanianEducation.net.
Mbledhje e rregullt e Këshillit të Arsimtarëve:
Sot, në ambientet e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, nën udhëheqjen e Drejtoreshës së shkollës, znj. Gylaj Shipkovica, u mbajt takimi i radhës me Këshillin e Arsimtarëve.
Rendi i ditës përfshinte këto pika kryesore:
1️⃣ Propozimi i kandidatëve për Këshillin Drejtues të shkollës;
2️⃣ Diskutimi mbi ecurinë e procesit mësimor
3️⃣ Planet dhe aktivitetet për periudhën e ardhshme;
4️⃣ Formimi i ekipit dhe fokus-grupeve për vlerësimin e brendshëm të fushave të cilësisë;
5️⃣ Të ndryshme;
Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe angazhimi të përbashkët, me qëllim të forcimit të cilësisë së procesit arsimor dhe zhvillimit institucional të shkollës.