Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren fiton projekt për Krijimin e Klasave Inteligjente (Smart Classrooms)

- Advertisement -

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen e grantit me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë për realizimin e projektit “Krijimi i Klasave Inteligjente (Smart Classrooms)”, shkruan AlbanianEducation.net.

Shkolla njofton se projekti, me vlerë prej 15,700.00 euro, do të mundësojë pajisjen e klasave me teknologji moderne për mësimdhënie digjitale, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e arsimit dhe krijuar një mjedis më inovativ për nxënësit tanë.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Nënshkrimi i marrëveshjes së grantit me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë
Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren, ka kënaqësinë të njoftojë se më 22 prill 2025 është nënshkruar zyrtarisht marrëveshja e grantit me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, për realizimin e projektit “Krijimi i Klasave Inteligjente (Smart Classrooms)”.

Projekti, me vlerë prej 15,700.00 euro, do të mundësojë pajisjen e klasave me teknologji moderne për mësimdhënie digjitale, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e arsimit dhe krijuar një mjedis më inovativ për nxënësit tanë.

- Advertisement -

Marrëveshja u nënshkrua nga Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Kosovë,
z. Dimitar Manchev, dhe Drejtoresha e Gjimnazit “Gjon Buzuku”, znj. Gylaj Karjagdiu.

Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit të shkollës sonë për zhvillim dhe modernizim të vazhdueshëm, dhe një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së nxënësve për sfidat e së ardhmes.

Shprehim falënderim të veçantë ndaj Ambasadës Bullgare për mbështetjen e këtij projekti me rëndësi të veçantë për komunitetin tonë arsimor.