E mërkurë, 22 Janar, 2025

Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë vendos për grevë, megjithatë do ta diskutojnë edhe një herë

- Advertisement1-

90 për qind e arsimtarëve në gjimnazin “Ahmet Gashi” janë kundër nisjes së mësimit të hënën.

Në këtë shkollë kanë thënë se presin reflektim nga Qeveria për realizimin e kërkesave të tyre.

- Advertisement -

“Arsyeja kryesore është sepse ne kemi mbetur në atë rrugën ku realisht edhe mësimdhënësit në këtë rast edhe nxënësit janë viktimë përkatësisht e mos daljes nga situata ndërmjet SBASHK-ut dhe Qeverisë, thjesht ata duhet të reflektojnë, përkatësisht Qeveria”, pohoi Xhelal Hajrullahu, mësimdhënës në gjimnazin “Ahmet Gashi”, për KOHA.

Drejtori i këtij gjimnazi, Haxhi Metaj, ka thënë se vendimi nuk është definitiv, pasi kanë vendosur që ta diskutojnë edhe një herë propozimin për pezullim të grevës.

Më së largu gjatë fundjavës SBASHK-u pritet të dalë me rezultatet e përgjithshme të votimit.

Që nga 25 gushti, mësimdhënësit janë në grevë të përgjithshme, me kërkesën për shtesë mbi pagë në vlerën e 100 eurove.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...

Pensionohet Josip Kolnrekaj, punëtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”

Është pensionuar punëtori i shkollës "Lidhja e Prizrenit" Josip Kolnrekaj, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës: Sot...

Qeni hyn brenda shkollës në fshatin Shirokë të Suharekës, sulmon 4 nxënëse

Një qen ka sulmuar katër nxënëse të shkollës “17 Shkurti” në fshatin Shirokë të...