Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë me njoftim të rëndësishëm

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë ka njoftuar se në bazë të vendimit të marrë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve, nuk lejohet organizimi i shëtitjeve njëditore në Brezovicë nga ana e nxënësve të shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla thotë se zbatimi i këtij vendimi është i obligueshëm për të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin shkollor.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM ZYRTAR

Në bazë të vendimit të marrë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve, ju bëjmë me dije se nuk lejohet organizimi i shëtitjeve njëditore në Brezovicë nga ana e nxënësve të shkollës sonë.

- Advertisement -

Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të rrethanave organizative dhe vlerësimit të faktorëve që lidhen me sigurinë, përgjegjësinë institucionale dhe mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, me qëllim të ruajtjes së mirëqenies dhe interesit më të lartë të nxënësve.

Zbatimi i këtij vendimi është i obligueshëm për të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin shkollor.

Me respekt,
Drejtoria e Shkollës