Gjilani pasurohet me një kuadër të ri shkencor – Eros Halili diplomon në Fizikë me fokus në radioterapi

- Advertisement -

Eros Halili, tashmë me titullin Prof. Mr. Sc., ka përmbyllur me sukses studimet e masterit në Departamentin e Fizikës, pranë Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore. Ai mbrojti me sukses tezën e tij me temë: “Përdorimi i simulimeve FLUKA për sigurinë dhe kontrollin e cilësisë (QA/QC) në radioterapi”, një punim që synon të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit në trajtimet radioterapeutike – një fushë kyçe në luftën kundër kancerit.

- paragrafi 1 -

Në fjalën e tij pas mbrojtjes, Eros Halili shprehu mirënjohje të veçantë për mentorët, komisionin dhe familjen e tij, për përkrahjen e pakursyer në këtë rrugëtim akademik, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Sot pata nderin të mbroj tezën e masterit në Departamentin e Fizikës, pranë Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore, me temë: “Përdorimi i simulimeve FLUKA për sigurinë dhe kontrollin e cilësisë (QA/QC) në radioterapi” – një përpjekje që synon të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe cilësisë në radioterapi, si pjesë e rëndësishme e luftës kundër kancerit.

Falënderim i veçantë shkon për mentorin tim Prof. Asoc. Gazmend Nafezi, për udhëzimin e jashtëzakonshëm dhe mbështetjen e pakursyer gjatë këtij procesi, si dhe për komisionin: Prof. Dr. Naim Syla, udhërrëfyesi im përgjatë këtyre 5 viteve dhe Prof. Asoc. Fisnik Aliaj për mbështetjen e vazhdueshme dhe sugjerimet e vlefshme.

- Advertisement -

Faleminderit familjes sime për gjithçka që kanë bërë për mua në këtë rrugëtim.