Gjesti i rrallë human në një shkollë në Turqi: Kur mësuesja bëhet nënë për nxënësen

- Advertisement -

Fotot e një mësueseje e cila çorapet e saja ia veshi një nxënëseje, pasi vuri re se ajo i kishte të lagështa, tërhoqën shumë vëmendjen e publikut në Turqi dhe më gjerë.

- paragrafi 1 -

Një nxënëse e klasës së katërt në shkollën fillore “Ataturk” në qytetin turk Aksarayu erdhi në shkollë me këpucë të grisura, sipas mësueses Hafife Tuzun.

- Advertisement -

Dhe, pasi kjo shkoi në vesh të drejtorit të shkollës Recep Celen, vajzës iu blenë këpucë të reja.

Mirëpo, kur mësuesja Tuzun vërejti se vajza i kishte dhe çorapet e lagura për shkak të këpucëve të saj të rrënuara, ajo heqi ta sajat dhe ia veshi nxënëses, e cila më pas mbathi dhe këpucët e reja.

- Advertisement -

Drejtori i shkollës Celen tha se çdo mëngjes i mirëpresin fëmijët në hyrje të shkollës dhe se kontrollojnë me kujdes sidomos gjendjen e këpucëve, për të shmangur pasojat negative për shëndetin e fëmijëve.

“Tek 25 fëmijë vumë re se këpucët nuk ishin të përshtatshme, ndaj u blemë të reja. Në atë moment pashë që mësuesja Hafife Tuzun po i ndërronte një nxënëseje dhe çorapet, duke i veshur të sajat. Më bëri shumë përshtypje. E fiksova këtë moment, që në fakt mësuesja nuk e dinte dhe, pas lejes së saj, i postova në rrjetet sociale”, tha drejtori i shkollës.

/tesheshi.com/