Gjesti i mirë i mësueses në Ferizaj: Dorëzon portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë

- Advertisement5 -

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Ferizaj, mësimdhënëse, e ka gjetur një portofol me mbi 2 mijë euro dhe dokumente në të në afërsi të rrugës “Agim Matoshi” në Ferizaj.

- paragrafi 1 -

Ajo i ka dorëzuar portofolin me paratë në stacionin policor në Ferizaj.

- Advertisement - M1

“Meqenëse pronari i portofolit ende nuk ishte identifikuar, hetuesit e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes për verifikimin e kamerave të sigurisë në atë zonë. Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetarja me inicialet L.K. (22-vjeçare) nga Ferizaj, me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit. Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, pronares së ligjshme i janë kthyer portofoli dhe paratë; 2030.85 euro”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, ky veprim dëshmon një nivel të lartë të përgjegjësisë qytetare dhe forcon besimin e ndërsjellë mes policisë dhe komunitetit.

Shqip | English