E diel, 24 Nëntor, 2024

Gjestet e bebes që mund t’ju ndihmojnë t’i kuptoni ndjenjat dhe emocionet e tyre

- Advertisement1-

Shumica e të rriturve beson se fëmijët e vegjël komunikojnë vetëm nëpërmjet të qarit


Është e vërtetë se nënat e reja, pas disa javësh të jetës së fëmijës, sipas të qarit e dinë saktësisht se kur fëmija është i uritur, kur e mundojnë ngërçet në stomak, kur e pengojnë pelenat po kur ndjehet i vetmuar.

- Advertisement -

Mirëpo, foshnja shumë nga këto mund të tregojë me gjeste, transmeton Telegrafi.

Rritet

Derisa është në gjumë, me gojë imiton thithjen. Kjo është një lloj stërvitjeje që fëmijës i mundëson që me një fuqi dhe shpejtësi më të madhe të thithë qumështin nga gjiri i nënës.

Studion nënën

Ndërprenë ushqimin në mënyrë që të shikojë më me kujdes nënën: dëshiron të mbajë mend pamjen e saj, në mënyrë që ta njohë edhe nëpërmjet vijave të fytyrës, e jo vetëm nëpërmjet aromës dhe zërit.

Është i uritur

- Advertisement -rrrrrrr

Fëmija hap gojën dhe ul kokën në drejtim të sisës së nënës kur ajo e merr nga shtrati. Sjella e tillë tregon se është i uritur.

Është i lumtur

Fëmija tregon shenja lumturie duke i ngritur duart sikur dëshiron të përqafojë tërë botën, që e rrethon.

Është i pikëlluar

Var skajet e buzëve dhe shtrëngon buzën e sipërme mbi të poshtmen, sepse ndjen pikëllim të thellë.

Pret miklime

Zgjeron vrimat e hundës kur i afrohet babai, sepse pret se do ta miklojë dhe do ta xigëlojë mjekra e tij.

Është i pakënaqur

Në qoftë se fle me vështirësi pas të qarit të gjatë, është shenjë e pakënaqësisë së thellë.

Është i zemëruar

Hidhërimin fëmija e tregon me kërveshje të buzëve dhe me ulje të vetullave. Shprehja e tillë tregon se mezi përmbahet për të mos eksploduar.

Dëshiron të flasë

Lëviz buzët derisa nëna i flet: kjo është shenjë që dëshiron të komunikojë dhe të paraqitet në botën e madhe.

Është tepër agresiv

Grabit mjekrën e nënës, duke treguar dozë të konsiderueshme agresiviteti. Dëshiron të zotërojë nënën, ashtu që ajo të bëhet vetëm pronë e tij.

Ka karakter të fuqishëm

Me buzë të poshtme kap buzën e sipërme, sikur bëhet gati për të qajtur. Gjithsesi, nuk do të qesë asnjë pikë loti, e tërë kjo tregon se ka karakter dhe vullnet të fuqishëm.

Dëshiron të përkëdhelet

Në fytyrë vë lodrën apo leckën, sepse dëshiron të jetë i përkëdhelur dhe ka nevojë të ndjehet i sigurt.

Ka kuptim për humor

I bie kokës me lodra, duke bërë grimasa qesharake, për shkak se dëshiron t’i bëjë të qeshin ata që e shikojnë.

Frikësohet

Hap sytë dhe vetëm sa s’ka qarë? Me siguri është duke u frikësuar, ndërsa ajo shprehje paraqitet kur nuk e sheh nënën.

Është i shoqërueshëm

Qeshet kur e sheh veten në pasqyrë.

Është i turpshëm

Sjell kokën çdoherë kur sheh ndonjë person të panjohur, duke treguar se është i turpshëm dhe se frikësohet nga njerëzit e panjohur.

Proteston

Largon kokën kur nëna e pastron, lëviz kokën në atë mënyrë sa që nuk mund t’ia vëni kapelën, ngrit këmbët sa që nuk mund t’ia vishni rrobat dhe bën me dije se proteston kundër kufizimit të lirisë.

Është i lodhur

Ul mjekrën sepse është i lodhur. Përpiqet ta largojë gjumin dhe nuk dëshiron ta dërgoni në shtrat. Kjo është sjellje tipike e fëmijës vital.

Përqendrohet

Derisa diç i flet, ngrit vetullat sikur dëgjon me kujdes. Ndërkaq, pikërisht edhe dëgjon edhe bën me dije se dëshiron sa më parë t’u ngjajë të rriturve.

Është i pikëlluar

Derisa qan, duart i ofron afër kokës: kjo është një pamje e zhgënjimit definitiv. Ashtu shpesh qajnë fëmijët e vegjël, mirëpo nënat nuk duhet të brengosen shumë: pikëllimi nuk është i thellë, ndërsa për të nuk ka ndonjë arsye të vërtetë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...