Gjest shembullor i mësueses nga Mitrovica: Shtrenjtime kudo, mos më bleni dhurata për 7 Mars sepse nuk i pranoj

- Advertisement -

Në prag të festës së 7 Marsit, një mësusese u është drejtuar prindërve të nxënësve të saj përmes një mesazhi.

- paragrafi 1 -

Mësuesja e shkollës fillore “Abdullah Shabani” në Mitrovicë ka kërkuar nga prindërit të mos i lejojnë fëmijët e tyre, respektivisht nxënësit e saj, që të shpenzojnë për dhurata.
Kërkesa e mësuseses ishte e qartë: të mos i blejnë dhurata në këtë kohë kur qytetarët po përballen me rritje çmimesh, sepse nuk do t’i pranojë.

- Advertisement -

Kërkesën e mësueses në fjalë e ka publikuar asambleisti i LDK-së në Komunën e Mitrovicës, Muhamet Hoti i cili ka shprehur respekt ndaj mësueses për këtë veprim.

Postimi i plotë:

Respekt per mesuesen e SHFMU “Abdullah Shabani” Mitrovicë per kete shkrim lehtesues per prinderit, jeni per cdo lavdate.
Ju lumte mesuese!
Respekt ?

- Advertisement -