Gjest i mrekullueshëm nga nxënësit: Përgatitën biskota dhe paratë e fituara i dhuruan për të sëmurët nga kanceri i gjirit

- Advertisement -

Nxënësit e “London School” në Mitrovicë kanë organizuar disa aktivitete gjatë muajit tetor që njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

- paragrafi 1 -

Nxënësit e kësaj shkolle, që është ndër institucionet më prestigjioze për gjuhë të huaja, kanë mbledhur edhe një shumë simbolike parash nga shitja e biskotave të cilat i kanë përgatitur vetë.

- Advertisement -

Krahas aktiviteteve, stafi profesional i mësimdhënësve të “London School” ka organizuar edhe ligjerata vetëdijësuese për pasojat e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Postimi i plotë:

Tetori rozë: muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit?.

- Advertisement -

Nxënësit e “London School” kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh dhe ligjërata vetëdijësuese për pasojat e sëmundjes së kancerit të gjirit, si dhe për metodat e parandalimit në faza të hershme të zbulimit. Poashtu kanë mbledhur një shumë të vogël parash nga shitjet e biskotave që i kanë përgatitur vetë.
Donacionet tuaja, shpëtojnë jetë!??