Shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka shënuar vitin e pestë të bashkëpunimit me organizatën gjermane ADRA Kosovo, një partneritet që ka tejkaluar kufijtë e aktiviteteve shkollore duke u shndërruar në një model të solidaritetit dhe bashkëpunimit institucional në nivel vendi, shkruan AlbanianEducation.net.
Iniciativa, e sjellë fillimisht nga drejtori i shkollës, Visar Osmani, është zgjeruar vit pas viti falë angazhimit të tij personal dhe rrjetit të gjerë të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.
Projekti synon mbështetjen e fëmijëve dhe komuniteteve në nevojë, duke u bërë pjesë e pandarë e aktiviteteve të fundvitit në këtë institucion arsimor.



Njoftimi i shkollës:
Shkolla që nuk ndihmon vetëm veten por edhe komunat e tjera të Kosovës!
Viti i 5-të i miqësisë me ADRA Kosovo projekt i nisur dhe i sjellë nga drejtori i shkollës Visar Osmani
Për të pestin vit radhazi, shkolla jonë vazhdon bashkëpunimin me organizatën gjermane ADRA Kosovo, falë një iniciative të drejtpërdrejtë të drejtorit të shkollës, i cili përmes miqve, partnerëve dhe rrjetit të tij të bashkëpunimit, e ka sjellë këtë projekt në institucionin tonë dhe e ka zgjeruar përtej shkollës.
Në prag të festave të fundvitit, nxënësit tanë po marrin pako që tashmë janë bërë traditë e qëndrueshme e shkollës sonë.
Por ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ndihma shkon përtej kufijve të shkollës sonë.
✨ Me siglën e shkollës, dhe përmes angazhimit të drejtorit, po dërgojmë pako edhe në komuna të tjera të Kosovës, si dhe në institucione të rëndësishme si spitale, qendra sociale dhe organizata që mbështesin familjet në nevojë.
Ky projekt nuk është rastësi.
Ky projekt është rezultat i punës së palodhur, i lidhjeve të krijuara me vite dhe i miqësive që mbahen me integritet.
🙏 Falënderim i veçantë për drejtorin e ADRA-s, Milan Bogojević mik të shkollës dhe partner të rëndësishëm në nisma që kanë ndikim real në komunitet.
💬 Mesazhi ynë është i qartë:
Nuk është e lehtë të mbash miq.
Nuk është e lehtë të sjellësh projekte ndërkombëtare.
Nuk është e lehtë të zgjerohet ndikimi nga një shkollë në tërë komunat.
Por ne po e bëjmë me punë, seriozitet dhe përgjegjësi.