Gjest i mirë: Prindi siguron jastëk për karriga për 24 nxënësit e klasës së parafillorëve në Banjë të Malishevës

- Advertisement -

Prindërit po vazhdojnë të kontribuojnë që të krijohen kushte më të mira per nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” në Banjë të Malishevës.

- paragrafi 1 -

Një prind ka siguruar jastëk për karriga për 24 nxënësit e klasës së parafillorëve, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Njoftimi:

Shkolla ndihet e motivuar dhe krenare që ka prindër të përkushtuar për të ndihmuar në krijimin e kushteve sa më të mira.

Gjatë ditës së sotme, prindi i Borës, z. Besjan Telaku kontribuoj te klasa e parafillorëve(P/1), për 24 nxënës të klasës siguroi jastëk për karriga.

- Advertisement -

Për këtë, falenderojmë e shprehim Mirënjohje për z. Telaku dhe për të gjithë prindërit e kontributdhënësit e shkollës sonë!

#Shkolla_NF_mirënjohëse_për_prindër
#Shkolla_NF_aktive_e_llogaridhënëse
#Shkolla_NF_e_dashur_për_fëmijë