E shtunë, 22 Shkurt, 2025

GJEST I MIRË: Mërgimtari Sami Popaj nga Fortesa e Rahovecit i dhuron shkollës së fshatit televizorë smart

- Advertisement1-

Shkolla filllore “Liria” në Fortesë të Rahovecit ka përfituar një donacion nga bashkëfshatari i tyre që jeton në mërgim, Sami Popaj, i cili ju ka dhuruar disa televizorë smart për të gjitha klasat, shkruan AlbanianEducation.net.

Montimi i televizorëve u bë nga mësimdhënësi Sylejman Dula, i cili shprehu gatishmëri në mënyrë vullnetare për këtë gjest human.

- Advertisement -

Ndihmë për montimin dhe programimin e televizorëve, në mënyrë vullnetare, ofroi  Durmish Gashi, i cili çdoherë mbështet shkollën për çdo nevojë.

Njoftimi i shkollës:

Bashkëfshatari ynë (bashkatdhetar), z. Sami Popaj, para disa muajsh, dhuroi televizorë SMART për shkollën tonë, për të gjitha klasat.

Ky donacion u bë me qëllim që procesi mësimor për nxënësit e shkollës sonë të jetë sa më cilësor.

Montimi i televizorëve u bë nga mësimdhënësi Sylejman Dula, i cili shprehu gatishmëri në mënyrë vullnetare për këtë gjest human.

Ndihmë për montimin dhe programimin e televizorëve, në mënyrë vullnetare, ofroi z. Durmish Gashi, i cili çdoherë na mbështet neve si shkollë për çdo nevojë.

- Advertisement -rrrrrrr

Pas gjithë këtyre punëve, televizorët u vunë në përdorim, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës sonë po i përdorin këta televizorë gjatë orëve mësimore, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Drejtoria e shkollës, gjithë stafi arsimor dhe nxënësit e shkollës sonë, shprehin falënderime të përzemërta për z.Sami Popaj për këtë donacion!

Falënderime shprehin edhe për mësimdhënësin Sylejman Dula për montim, si dhe për z. Durmish Gashi për programim!

Me respekt: Drejtori i shkollës, Elhami Zhuniqi!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....