Gjest i mirë: Mërgimtari nga Zvicra dhuron 130 çanta dhe laptopë për shkollën “Nefit Jusufi”

- Advertisement -

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, shkolla fillore “Nefit Jusufi” në fshatin Skorobisht të Prizrenit u bë përfituese e një donacioni të rëndësishëm falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes drejtorit të shkollës dhe komunitetit.

- paragrafi 1 -

Ersih Shabani, nga Zvicra, dhuroi 130 çanta shkolle dhe 3 laptopë me pajisje përcjellëse, duke lehtësuar kështu përgatitjet për mësim të shumë nxënësve dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të tyre arsimore, shkruan AlbanainEducation.net.

- Advertisement -

Ky gjest fisnik është një shembull i fuqisë së solidaritetit dhe i përkushtimit ndaj arsimit si themel për një të ardhme më të ndritur.

Shprehëm mirënjohjen e thellë për këtë mbështetje të çmuar që mbjell shpresë dhe inkurajon dijen.

- Advertisement -