Gjest i mirë: Mërgimtari nga Vushtrria dhuron klima për shkollën “28 Nëntori” në Vërnicë

- Advertisement -

Sot në ambientet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “28 Nëntori” në Vërnicë u mirëprit mërgimtari Sylejman Hamiti, i cili muaj më parë dhuroi pajisje klimatike për të gjitha hapësirat mësimore të shkollës.

- paragrafi 1 -

Për këtë kontribut të çmuar, stafi pedagogjik, nxënësit dhe komuniteti lokal shprehën mirënjohjen e thellë ndaj Hamiti.

- Advertisement -

“Me kënaqësi e mirëpritëm sot mërgimtarin tonë, z.Sylejman Hamiti, i cili me veprimin e tij dëshmoi se ndihma për arsimin është investim për të ardhmen,” – ka shkruar në rrjetet sociale arsimtari Bekim Kadriu.