E diel, 23 Shkurt, 2025

Gjest i mirë: Mërgimtari nga Skenderaj do t’i dërgojë në Gjermani për trajnime 5 nxënës të shkollës “Fehmi dhe Xheve Lladrovci”

- Advertisement1-

Drejtuesi i kompanisë “EFA Company” me seli ne Mynih, Isak Neziri nga njoftuar se kompania e tij do t’i dërgojë në Gjermani për t’i bërë trajnimet e nevojshme pese prej nxënësve të shkollës “Fehmi dhe Xheve Lladrovci” në Drenas.

Këtë njoftim ai e bëri të ditur derisa ishte prezent në shënimin e ditës së po kësaj shkolle ku meq rast nga drejtori i kësaj shkollë u nderua mërgimtari i sukseseshem me mirënjohje për kondributin e tij në donacionet që ka bërë ndër vite për këtë shkollë.

- Advertisement -

Neziri ka thënë se ndihet i lumtur që mund të kontribuoj në shkollën ku ai ka qenë dikur nxënës.

“Jam i lumtur që sot kam mundësi që të kondribuoj në shkollën ku unë kam qenë nxënës i saj. Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që si kompani “EFA Company” do t’i dërgojmë pesë nxënës të kësaj shkollë për trajnime në Gjermani, në fushën e dixajnit arkitekturës etj…” ka thënë Neziri

Drejtori i kësaj shkolle Lulzim Nika ka thënë se me ndihmat që ka bërë z.Neziri ndaj kësaj shkolle ka ndikuar që nxënësit e shkollës të tregojnë sukses në garat rajonale e ndërkombëtare.

“Nga e gjithë mbështjetja që e kemi marr ndër vite nga kompania EFA Company ke kemi arritur që të ngritemi dhe të jemi konkurrente me shkollat e tjera në vend. Puna e nxënësve tanë është lehtësuar me donacionet që i kemi marr nga kompania që udhëheq z.Neziri dhe mund të them lirshëm që nxënësi tanë shumë lehtë mund inkuadrohen në studime profesionale” ka thënë Nika.

Ndryshe, kjo shkollë që mban emrin e komandantin Fehmi dhe Xheve Lladrovci shënon dekadën e tretë që nga themelimi i saj./Gazeta10

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...