Gjest i mirë: Mërgimtari dhuron donacion një printer/fotokopje për shkollën në Lipovec të Gjakovës

- Advertisement -

Shkolla “Shaban Golaj” në Lipovec ka njoftuar se mërgimtari Albert Lushaj i cili jeton në Zvicër ju ka sjell donacion një printer/fotokopje, shkruan AlbanainEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Mirënjohje nga zemra për një dhuratë që bën ndryshim! 🙏📠

Sot, shkolla jonë në fshatin Lipovec u pajis me një printer/fotokopje të ri, dhuruar me dashuri nga z. Isa Lushaj dhe djali i tij Albert Lushaj, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Kjo dhuratë nuk është vetëm një pajisje, është një shenjë kujtese, dashurie dhe përkushtimi për vendlindjen, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e arsimit në këtë trevë.

- Advertisement -

Falënderojmë me zemër Isa dhe Albert Lushajn për këtë kontribut kaq të vyer!

Urojmë që kjo pajisje t’u shërbejë për mirë nxënësve dhe stafit të shkollës sonë për shumë vite me radhë.

E gëzoftë shkolla jonë printerin e ri!