Gjest i mirë: Ish-mësimdhënësja Afërdita Hajrizi dhuron nga 50 euro për 10 nxënës të shkollës “Andon Zako Çajupi”, në Mitrovicë

- Advertisement -

Afërdita Hajrizi, gruaja e heroit kombëtar Agim Hajrizit, ish-mësimdhënëse në shkollën “Andon Zako Çajupi”, në Mitrovicë ka dhuruar për 10 nxënës të kësaj shkolle nga 50 euro, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë drejtoresha e shkollës, Melihate Meha.

- Advertisement -

Njoftimi i drejtoreshes:

Aferdita Hajrizi gruaja e heroit tonë kombëtar Agim Hajrizit ,ish mësimdhënëse në shkollën “Andon Zako Çajupi” perveç që dha shumë për lirinë e Kosovës, ajo me zemrën e saj bujare e humane ajo për 10 nxënës të shkollës sonë dhuroi nga 50 euro.

- Advertisement -

Kërkesa e saj ishte te mbetej anonime,por ishte e imja që te falënderoj nga zemra për ndihmën për familjet dhe nxënësit në nevojë.

Te ndihmosh të tjerët është shumë madhështore.Faleminderit e nderuar ,qofshi faqebardhë