Gjest i mirë i një prindi: Dërgon 50 dhurata për nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren

- Advertisement5 -

Përfestat e fundvitit, prindi Armend Perolli ka bërë një gjest të mirë pasi i ka dërguar 50 dhurata për nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

F A L E N D E R I M

Përmes këtij mesazhi shprehim falenderimin dhe mirënjohjen tonë ndaj prindit, z.Armend Perolli, për kontributin e tij të vazhdueshëm në shkollën “Emin Duraku”.

Z.Perolli kësaj radhe solli pesëdhjetë dhurata me rastin e festave të fundvitit, të cilat do të gëzojnë nxënësit tanë.

- Advertisement - m2

Tek prindër të tillë ne shohim shembullin më të mirë të bujarisë dhe konsideratës sepse ky nuk është donacioni i tij i vetëm ndaj shkollës. Edhe shumë herë të tjera ai ka shprehur gatishmërinë për të avancuar në mënyra të ndryshme infrastrukturën shkollore duke kontribuar pa hezitim, gjë për të cilën i jemi shumë falenderues.

FB IMG 1703665653930