Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Breznicë është pasuruar me një donacion të rëndësishëm nga bashkëvendasi i tyre, Ymer Bekteshi, i cili ka dhuruar 10 kompjuterë për kabinetin e informatikës, duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe zhvillimin e aftësive teknologjike të nxënësve, shkruan AlbanianEducation.net.
Përveç kompjuterëve, donacioni përfshin edhe shtrirjen e internetit në të gjithë kompjuterët, furnizimin me tre modema të tipit Tenda, shtrirjen e kabllove të rrymës, furnizimin me nëntë kabllo vazhduese, si dhe montimin e një projektori statik.
Sipas drejtuesve të shkollës, ky investim do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe në nxitjen e interesimit të nxënësve për teknologjinë dhe mësimin bashkëkohor.
Njoftimi i shkollës:
Faleminderit për donacion, për bashkëvendasin nga Breznica Ymer Bekteshi.
Drejtoria e shkollës në emër të nxënësve,prindërve dhe mësimdhënësve të shkollës sonë shpreh mirënjohje të thell ndaj bashkëvendasit Ymer Bekteshi për donacionin e vlefshëm prej 10 kompjuter për kabinetin e informatikës, si dhe shtrirjen e internetit në të gjithë kompjuterat,furnizim me modema të tipit Tenda-3 copa,shtrirjen e kabllove të rrymës,furnizim me kabllo vazhduese 9-copa si dhe montimin e projektorit statik.
Ky donacion do të ndikon dukshëm në përmisimin e kushteve të mësimit dhe zhvillimit të aftësive teknologjike të nxënësve tanë.
Një falëndërim i veçant i drejtohemi edhe Misim Bekteshi -puntor teknik i shkollës sonë,për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij ,nëpërmjet të cilët u realizua ky donacion.
Drejtoria e shkollës !
Me 11.11.2025 në Breznicë