Në përvjetorin e 18-të të Ditës të Pavarësisë, nxënësit e shkollës fillore “Esad Mekuli” në fshatin Caravik të Klinës përjetuan një atmosferë të veçantë festive.
Afër 100 nxënës nga klasa parashkollore deri te pestë u surprizuan me dhurata simbolike – çipsa të ofruara nga kompania vendore Vipa Chips.
Ky gjest u prit me gëzim të madh nga fëmijët, të cilët festës së pavarësisë iu shtuan edhe buzëqeshjet dhe entuziazmi.
Drejtoresha e shkollës Arbenitë Bashota ka vlerësuar këtë mbështetje si një shembull pozitiv të bashkëpunimit ndërmjet biznesit dhe institucioneve arsimore, duke theksuar se iniciativa të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e një ambienti më motivues dhe më të ngrohtë për nxënësit.
Kontribute të këtij lloji dëshmojnë rëndësinë e përgjegjësisë sociale të kompanive vendore dhe rolin e tyre në fuqizimin e komunitetit, veçanërisht në ditë me rëndësi të veçantë për vendin.



*Fotografimi i nxënësve është lejuar nga Drejtoria e shkollës, në pajtim me marrëveshjen e arritur me prindërit.
