Një gjest i mirë është marrë sot nga profesori i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas, Abedin Mehani, i cili sot ka nënshkruar marrveshje me Pedagogen për ndarjen e tre bursave (20euro për një vit) nga paga e tij, për t’i mbështetur nxënësit e shkelqyer dhe ata me vështirësi ekonomike.
Ky veprim i profesorit të lëndës edukatë fizike dhe sportive, përpos që është gjest human, ai poashtu është një stimulim shtesë, në rënd të parë, për t’i nxitur nxënësit që të mësojnë dhe poashtu, një thirrje vetëdisuese për të gjitha bizneset që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.
Njoftimi i plotë:
Një gjest i mirë nga profesori i shkollës sonë, Abedin Mehani, i cili sot ka nënshkruar marrveshje me Pedagogen për ndarjen e tre bursave (20euro për një vit) nga paga e tij, për t’i mbështetur nxënësit e shkelqyer dhe ata me vështirësi ekonomike.
Ky veprim i profesorit të lëndës edukatë fizike dhe sportive, përpos që është gjest human, ai poashtu është një stimulim shtesë, në rënd të parë, për t’i nxitur nxënësit që të mësojnë dhe poashtu, një thirrje vetëdisuese për të gjitha bizneset që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.
Shkolla jonë poashtu ka fituar gjashtë bursa për nxënësit e shkëlqyeshëm nga Misinistria e Arsimit Shkëncës dhe Teknologjisë. Gjithashtu, bursa perfitojnë edhe 25 nxënës (30 euro) tjerë nga një donacion i organizates mirëbërëse.
Ne si institucion arsimor, ftojmë të gjitha bizneset që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim, sepse në shkollën tonë ka shumë nxënës me edukatë të veçantë dhe me suksese të larta në mësime, por që kanë vështirësi financiare.
Investimi në dituri është gjëja më e çmuar dhe më me vlerë që mund të bëj një individ apo një popull.